Gjirokastër: Përkujdesje për mjediset çlodhëse në sezonin turistik
Rehabilitimi i mjediseve çlodhëse në shërbim të banorëve dhe turistëve, në këtë sezon vere, është ndër prioritetet e Bashkisë Gjirokastër.
Sipas
përfaqësuesve të bashkisë, vëmendje po i kushtohet mirëmbajtjes së lulishteve
dhe mjediseve të gjelbërta në zonën muze, e cila gjatë periudhës së verës është
mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Gjithashtu po
punohet edhe për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe në zona të tjetra
të qytetit.
Mbështetur mbi
një plan masash po mbahet nën monitorim pjesa e pyllëzuar në rrethinat e
qytetit dhe Parkun Natyror të Viroit, për shmangien e vatrave të
zjarreve", shprehen përfaqësuesit e bashkisë.
Ditët e fundit
janë vendosur stolat e rinj të pushimit në mjediset e Parkut Natyror të Viroit,
zonën historike dhe përgjatë rrugëve karakteristike përreth kalasë.
Vendosja e stolave dekorativë do të vazhdojë dhe në pjesë të tjera të qytetit, ndërsa është domosdoshmëri mirëmbajtja dhe mosdëmtimi i tyre në shërbim të banorëve dhe turistëve.
