Qendra EDEN organizoi trajnimin me temë "Komponentët e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”
Nëpërmjet këtij
programi të trajnimit, aktorë të OSHC-ve mjedisore, përfaqësues të autoriteteve
kombëtare dhe vendore të përfshira në hartimin dhe zbatimin e politikave
mjedisore dhe të klimës, dhe aktivistë të mjedisit dhe klimës u prezantuan me
tre nga kapitujt/kolonat kryesore të Axhendës së Gjelbër të Ballkanit
Perëndimor, përkatësisht - Klima, Biodiversiteti dhe Sistemet ushqimore të
qëndrueshme dhe zonat rurale.
Në trajnimin e
ditës së parë, “Trajtimi i Ndryshimeve Klimatike në kuadër të Axhendës së
Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me
konceptin e ndryshimeve klimatike, pasojat që vendi po përballet dhe do të
përballet, dokumentet që pasqyrojnë Ndryshimet Klimatike për Shqipërinë dhe
pjesëmarrjen/zotimin e vendit në konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe se
si në vijim do të përkthehet kuadri ndërkombëtar i klimës në politikat dhe
masat e vendit për Ndryshimet Klimatike. Në vazhdim të ditës së parë, në
trajnimin e ditës së dytë, “Biodiversiteti në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe
Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me faktorët që cenojnë
biodiversitetin në vend, cilat janë shërbimet e ekosistemit që përfitojmë nga
ekosistemet kryesore detare dhe tokësore në vend. Në vijim të kësaj, se si këto
shërbime të ekosistemet mund të përmirësohen në ruajtjen dhe efiçiencën e tyre
në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe sipas standardeve të Marrëveshjes së
Gjelbër Evropiane.
Ndërsa në
programin e trajnimit të ditës së tretë, “Sistemet ushqimore të qëndrueshme dhe
zonat rurale në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër
Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me angazhimin e vendit në zhvillimin rural
tw vendit dhe mundësitë e përshpejtimit të saj sipas standardeve evropiane dhe
dokumentave/marrëveshjeve strategjike rajonale të zotuara nga vendi ynë. Njw
hapwsirw tw konsiderueshme e diskutimeve gjithashtu u fokusuan dhe tek
menaxhimi i turizimit masiv, gjykuar nga kapacitetet mjedisore tw vendit.
Në fund të
trajnimit, programi u vlerësua në mënyre pozitive nga ana e pjesëmarrësve si
domosdoshmëri zhvillimi i trajnimeve me këtë fokus ndërsektorial të trajtimit
të klimës, biodiversitetit, zhvillimit rural dhe sistemeve ushqimore për të
zhvilluar kapacitetet më tej sipas zhvillimeve të politikave të mjedisit dhe
klimës në Evropë dhe rajon.
Trajnimi "Komponentët e Axhendës Gjelbër për Ballkanin Perëndimor" vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.
Pë më shumë, ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë nga Qendra EDEN.
