Patos/ Zjarr në pusin e naftës, flakët djegin ullishtet pranë zonës
Një pus nafte në
vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos është përfshirë nga flakët mesditën e
sotme.
Pusi i naftës
ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private.
Mësohet se zjarri
ka rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër.
Burimet nga vendi
i ngjarjes theksojnë se zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen dhe
ullishtet aty pranë.
Në vendngjarje po
punojnë zjarrfikësit e Patosit, ndërkohë që kanë ardhur edhe forca të shumta të
policisë dhe specialistë të sektorit të naftës, për të vënë nën kontroll flakët
dhe mbrojtjen e depozitës me nafte bruto.
