Zjarri rrezikoi disa banesa në Dushk të Lushnjës
Mullari i barit
është djegur nga pakujdesia dhe ka rrezikuar banesat. Zjarri ka dalë nga
kontrolli e ka rrezikuar seriozisht banesat.
Menjëherë është
bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët
kanë izoluar zjarrin në kohë rekord, duke shmangur përhapjen e tij drejt
banesave.
Kjo lagje. e mbipopulluar
me familje fermerë ka shumë rezerva bari për dimërimin e bagëtive.
Vendosja e
ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik, teksa një muaj
më parë, një tjetër zjarr ra në Savër, e që dogji ushqimin e bagëtive, katër
krerë lopë si dhe pjesërisht banesa.
Pavarësisht njoftimeve
dhe rasteve aktive me vatra zjarri, fermerët vazhdojnë të jenë neglizhentë,
duke rrezikuar banesat, jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë dimrit, kjo si
shkak i vendosjes së rezervave të barit të thatë për dimër shumë pranë banesave./Syri.net
