I vuri flakën barit në tokën e tij, nën hetim një banor në Fier
Një banor i
fshatit Pojan në Fier me iniciale N.U. është proceduar nga policia pasi teksa
ka qenë duke djegur disa barëra në tokën e tij, flakët kanë dalë jashtë
kontrollit. Për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me
shkurre.
“Në vijim të
punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të
autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për
Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin
N. U.
Pasi në fshatin
Pojan, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë
jashtë kontrollit dhe janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me
shkurre.
Materialet i
kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
