Sarandë/Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, vihen në pranga 4 shtetas
Në zbatim të
detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim
parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht
brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e
Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin
e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa
leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë
konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Si rezutat u bë
arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të
paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur
Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë
dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.
Nga hetimet e
kryera dyshohet se këta shtetas (punetorë) jane kontraktuar nga shtetasi A. R,
dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur
“Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Në vijim të
veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i
paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon
puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.
Materialet në
ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat
penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”.
