Zjarr masiv në fshatin Budinë të Elbasanit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Banorë të zonës
identifikuan vatrën e zjarrit rreth orës 12:35, ndërkohë që në një kohë të
shkurtër flakët kanë përfshirë një sipërfaqe mjaft të madhe të një masivi të
dendur me mare e shkurre të llojit shkozë, dëllinjë, lajthi etj.
Ndërkohë
mbizotërimi i barishteve të thata dhe era e lehtë po favorizojnë përhapjen e
flakëve. Aktualisht për izolimin e flakëve janë angazhuar disa banorë të zonës
dhe në ndihmë të tyre pritet të shkojnë edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme pasi në këtë zonë edhe vite
më parë është tentuar hapja e kullotave duke djegur masivet me shkurre. Gjatë
kësaj jave nga zjarrvënia e qëllimshme u dogjën disa ha me pyje në Malin e
Bukanikut në zonën e Shpatit.
Kodrat “Lugat” të
Njësisë Administrative Shushicë, Elbasan, janë përfshirë nga flakët. Forcat
zjarrfikëse kanë arritur të shkojnë në vendngjarje ku ra zgjarri dhe kanë
vendosur flakët nën kontroll duke bërë të mundur shuarjen e tij.
Sipas
informacioneve paraprake, nga konstatimi në vendngjarje dyshohet se zjarri
është i qëllimshëm por deri më tani nuk ka asnjë informacion nga DVP Elbasan
për të shoqëruar apo për shkaqet e zjarrit.
