Nga një qershori i 2022, ndalohet përdorimi i qeseve plastike
Nga 1 qershori i
vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike
për përdorim individual. Kjo u bë e ditur në seancën plenare të Kuvendit, ku u
theksua se do ketë gjoba dhe zero tolerancë ndaj atyre që do e kundërshtojnë
vendimin.
Ndër të tjera u
vendos anulimi për mbetjet e riciklueshme, pasi nxjerrja e mbeturinave nga
kazanët ndot ajrin. Kompanitë kanë 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të
prodhimit dhe nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, vendi do të çlirohet nga
qeset plastike.
Kryeministri Edi
Rama premton se 1 qershori i vitit 2022 do të jetë dita e çlirimit nga qeset
plastike.
“Do të kenë 9
muaj kohë që ti heqin nga prodhimi. Nuk do të ketë asnjë tolerim”.
Me synimin që
Shqipëria e 2030 të jetë kampione e turizmit në Ballkan Perëndimor,
kryeministri Rama i drejtohet me ton të ashpër pushtetit lokal që kryefjalë të
kenë ‘mjedisin e pastër’.
“Nuk do të keni
asnjë grant nëse nuk garantoni pastërtinë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa
leje”.
Teksa flet për
arritjet në bujqësi si një nga eksportuesit më të mëdhenj të perimeve, Rama
deklaron se objektivi i qeverisë është që vlera e eksporteve bujqësore të
shkojë në 1 miliardë dollar brenda 4 viteve.
“Më shumë
mbështetje për fermerët e inovacion. Prioritet siguria ushqimore”.
Qeveria gjatë
mandatit të tretë duket se do të kthejë sytë edhe nga Universiteti Bujqësor i
Tiranës, që n fushën e bujqësisë të përfshihen punonjës të arsimuar me
standarde ndërkombëtare.
