Zjarr në landfillin e mbetjeve në fshatrat e Patosit, Fier
Tre
fshatrat Zharrës, Sheqishte dhe Marinëz, në Patos, që ndodhen shumë
pranë fushës së mbetjeve, gjatë gjithë natës së 22 shtatorit, janë mbuluar nga
tymi që çlirohej nga djegia e plehrave, duke shqetësuar banorët.
Situata shumë e përkeqësuar, ndikuar edhe në
shëndetin e tyre duke shkaktuar probleme me frymëmarrjen. Në këtë mënyrë, banorët
kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemit, duke vepruar si në rastin e
landfilleve në bashkitë e tjera, pra që mbetjet të izolohen me dhé.
Ambientalisti- “Gjëja
më e mirë që bënë zjarrfikësit dje ishte ndërprerja e perimetrit. Këtu nuk mund
të bëhet gjë, e vetmja mënyrë mbetet izolimi me dhé. Fatmirësisht këtu nuk kemi puse nafte aktive. Nëse dje do kishte
përparuar zjarri në kodra, mund të rrezikonim edhe objekte të veçanta. Për
njerëzit kjo situatë është shumë e rëndë.”
Flakët u përhapën për shkak të erës edhe në
ullishtat përreth, nga ku u dogjën mbi 100 rrënjë ulliri.
Banorët shprehen të shqetësuar edhe sepse në
këto zona ndodhen edhe puse nafte dhe një zjarr afër tyre, mund të shkaktonte
një katastrofë mjedisore.
Aktualisht, po punohet për grumbullimin e
mbetjeve, por eksperti nuk e sheh këtë si një zgjidhje afatgjate.
Ky landfill është bërë gjithmonë problem duke
qenë se përdoret nga persona që mbledhin mbetje. Por e kemi denoncuar edhe si
landfill ku hidhen kafshë të ngordhura nga pronarë të bizneseve të ndryshme-
shprehet ambientalisti i zonës.
Ndërkohë, nuk dihet ende në qoftë se zjarri ka
qenë i qëllimshëm, për këtë arsye është ngritur një grup hetimi, si për
përgjegjësit e zjarreve por edhe për dëmshpërblimin e banorëve.
