NATYRË – KULTURË – KULINARI NË BASHKINË HAS
Panairi i
organizuar në sheshin "Pjetër Bogdani", përpara Bashkisë Has synon të
promovojë Hasin dhe rajonin për vlerat natyrore, traditën, kulturën, energjinë
dhe shpirtin e tij.
Më shumë se 20
fermerë, artizanë, nga Hasi, Kukësi, dhe Komuna Klinë paraqitën produktet e
tyre duke përcjellë dhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të promovimit të
vlerave ndërkufitar për zhvillimin e turizmit. Ky panair vjen edhe më i veçantë
pasi promovon dhe praktikat e gjelbra të Bashkisë Has. Në kuadër të projektit
“KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve
inteligjente” mbështetur me fonde të Bashkimit Evropian në Bashkinë Has është
realizuar një investim për ndriçimin publik duke e bërë më efiçent. Llambat e
jashtme janë zëvendësuar me llamba LED si dhe po zhvillohen trajnime për
rritjen e kapaciteteve të bashkisë dhe banorëve për praktikat e gjelbra dhe
shërbimet e ekosistemit.
Panairi u
përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Has, Z. Liman Morina i cili nxiti që nisma
të tilla për promovimin e zonës dhe zhvillimin e turizmit të zhvillohen sa më
shpesh. Kjo pasi Hasi ka vlera ende të pa eksploruara të cilat duhet të
reklamohen duke patur parasysh dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërkufitar me
Komunën Klinë. Z. Morina përshëndeti dhe investimin inteligjent të realizuar në
Bashki, ndriçim publik më efiçencën me zëvendësimin e llambave të zakonshme me
ato LED; planin e veprimit 5 vjeçar më të fundit të miratuar nga bashkia për
Shërbimet e Ekosistemit
Prefekti i qarkut
Z. Zenel Kuçana, theksoi se qarku i Kukësit ka nevojë që nisma të tilla të jenë
të vazhdueshme për të forcuar midis nesh frymën dhe shpirtin e rajonit dhe për
të nxitur investimet në zonë drejt praktikave të gjelbra.
Z. Aziz Desku
Drejtor i Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Komuna Klinë,
shprehu kënaqësinë dhe nderin e tij për pjesëmarrjen në panair. Në kuadër të
projektit të dyja bashkitë janë duke përforcuar bashkëpunimin midis tyre i cili
do të shtrihet përtej dhe kohëzgjatjes së projektit.
Të pranishëm të
tjerë në panair ishin nga Bashkia Tropojë, Bashkia Kukës, Agjencia Rajonale e
Zonave të Mbrojtura Kukës, Përfaqësues nga Kosova, Ministria e Pushtetit Lokal,
Organizata të shoqërisë civile etj. të
cilët përshëndetën njëzëri zhvillimin 243149492 544942483271735 7705323999462845338
n rajonal dhe ndërkufitar sipas praktikave të gjelbra dhe sjelljen në vëmendje
dy bashkitë Has dhe Klinë për praktikat e tyre deri tani.
Më tej të gjithë
të pranishmit patën mundësi që nëpërmjet shfaqjes nga trupa artistike e Hasit, qendrës
kulturore, produktet e fermerëve dhe punët artizanale të vendosura në stenda të
eksploronin më shumë natyrën, folklorin dhe kulinarinë e zonës.
Panairi u organizua
në kuadër të projektit ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së
gjelbër vendore me investime inteligjente" i cili mbështetet financiarisht
nga Bashkimi Evropian zbatohet në Shqipëri nga Qendra mjedisore EDEN dhe
Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation dhe Komuna Klinë/ EDENCenter
