Erozioni gërryen Durrësin/ Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare
Vija bregdetare e
Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt
tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.
Në veri të
qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur.
Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në bregdet gjatë diktaturës, çdo
vit e më shumë i largohen bregut.
Erozioni detar
mbetet një nga format më agresive të erozionit dhe me pasoja për ekonominë dhe
mjedisin. Këtu në Porto Romano pasojat e tij janë të dukshme përgjatë vijës
bregdetare të zonës dhe në infrastrukturën rrugore. Veprimtaria gërryese e tij
kanë lënë gjurmë në të gjithë rrugën e Bishtit të Pallës ku është investuar
herë pas here në dallgëthyesen.
Krahas faktorëve
natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e
njeriut, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë brigjeve
të Adriatikut, ndërkohë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano pritet të
sjellë të tjera zhvillime./ Top Channel
