Mbetjet


Inertet mbushin periferitë e Tiranës, eksperti i mjedisit: Janë kimike, dëmtojnë tokat bujqësore dhe lumenjtë. Problem moszbatimi i ligjit nga strukturat

Ditët e fundit në media janë denoncuar depozitime të jashtëligjshme të inerteve të cilat kanë mbushur periferitë e kryeqytetit dhe janë kthyer në shqetësim për banorët e zonave përreth. Gjatë ditës dhe gjatë natës kamionë të tonazhit të rëndë zbrazin inerte pa u ndaluar nga askush. Për pasojë sot kemi një kryeqytet të mbushur me inerte ndërtimi dhe zona turistike që nuk janë më të tilla.

Ekspertët e mjedisit shprehen të shqetësuar për këto hedhje të paligjshme. Sipas drejtuesit të Qendrës së Monitorimit Mjedisor Elvis Xhaferri, shkak kryesor që kryeqyteti ndodhet në këtë gjendje është moszbatimi i ligjit nga strukturat shtetërore. Ai thotë se sanksionet nuk janë zbatuar dhe kompanitë nuk janë ndëshkuar.

Sipas Xhaferrit ndotja është e gjithanshme. Ajo mund të shkojë në ujërat nëntokësor, apo të dëmtojë tokat bujqësore. Dhe dëme akoma më të rënda në mjedis janë ndotjet që kalojnë në lumenj apo lëndët kimike që mund të kenë inertet.

Për fat te keq zonat e kryeqytetit të mbushura e inerte ndërtimi të hedhura në mënyrë të paligjshme janë të shumta dhe katastrofa mjedisore shihet me sy të lirë sapo del në periferi. Paskuqan, Mullet, Kashar, Prush, Tapizë, Tufinë janë disa nga vendet ku, kompanitë e ndërtimit depozitojnë inertet e tyre në kundërshtim me ligjin duke kryer një vepër penale./ Balkan Web

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.