TRAJNIM DY DITOR PËR VLERAT NDËRKUFITARE NATYRORE
Trajnim dy ditor
mbi rëndësinë e vlerave natyrore të zonës ndërkufitare “Biodiversiteti- Vlerat
dhe kërcënimet e tij në rajonin ndërkufitar" u zhvillua në Shqipëri në Has
në datat 28-29 tetor 2021. Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve u fokusua në
vlerat aktuale të biodiversitetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve
natyrore të zonës ndërkufitare. Pjesëmarrësit rreth 32, nga Shqipëria, zona e
Hasit dhe nga Kosova, zona e Klinës u bashkuan për të diskutuar mbi rëndësinë e
mbrojtjes së mjedisit të zonës ndërkufitare, i cili përfshin specie të
rëndësishme endemike dhe ka vlera të rëndësishme natyrore me ekonomi të madhe.
Vlerat natyrore të zonës janë potencial si dhe janë parakusht për të zhvilluar
turizmin, bujqësinë, pylltarinë, aktivitetet mjekësore etj.
Trajnimi për
zhvillimin e kapaciteteve përfshiu përfaqësues nga Bashkia e Hasit, Kukësit,
Klina, fermerë, aktivistë socialë, aktivistë mjedisorë, anëtarë të shoqërisë
civile etj., të cilët bashkërisht diskutuan vlerat specifike të zonës
ndërkufitare, në punë praktike në grup. Gjatë trajnimit u ngritën çështje të
rëndësishme për të dyja zonat ku zbatohet projekti, u theksua rëndësia e
ndërgjegjësimit dhe u diskutua rëndësia e mbrojtjes së botës së egër. U vunë në
dukje dhe u diskutuan kërcënimet në lidhje me biodiversitetin si bujqësia,
miniera, pylltaria. Kimikatet, insekticidet dhe pesticidet u trajtuan në mënyrë
specifike për ndikimin që kanë në zinxhirin ushqimor që në fund të fundit
dëmton shëndetin e njeriut.
Trajnimi vazhdoi
në ditën e dytë me një vizitë në malin e Pashtrikut, ku u krye punë specifike
mbi shembullin e biodiversitetit të dy bashkive. Kërcënimet ndaj
biodiversitetit, bashkëpunimi ndërmjet palëve të interesuara, mënyra konkrete
se si të hartohen plane veprimi për mbrojtjen e biodiversitetit dhe mjedisit u
prezantuan para pjesëmarrësve në një punë në grup.
Trajnimi do të shoqërohet
me një udhëzues për t’i ardhur në ndihmë banorëve në zonën ndërkufitare të kenë
dokumentacion praktik që mund t'i ndihmojë ata në kontributin e tyre në
mbrojtjen e mjedisit dhe vlerësimin e vlerave natyrore të rajonit.
Ky është
trajnimi, i treti nga pesë trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve, i cili
zhvillohet në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi
Evropian - IPA II " KAPËRCIM I
GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve
inteligjente". Projekt zbatohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe
Qendra mjedisore EDEN në Shqipëri me partnerët e saj në pushtetin lokal Komuna
e Klinës dhe Bashkia e Hasit.
