Inertet po ndotin Erzenin/ Masakër mjedisore në fshatrat e Tiranës
Ky është një krim
mjedisor. Kamionët po derdhin inertet jo vetëm buzë akseve rrugore por po I
fshehin ato edhe pranë zonave rurale.
‘Shumë problem
është. Se ndotja e mjedisit është ndotja e të gjithëve. Shiko I kanë hedhur
pranë lumit. Uji I lumit përdoret edhe për vaditje.’
Hedhja e inerteve
vend e pa vend, shumë pranë me kryeqytetin në fshatin mënik të Tiranës rrezikon
veç shëndetit të banorëve edhe ndikon në ushqimet që mbërrijnë në tavolinat
tona pasi siç e shikoni pas meje gjelat e detit janë duke konsumuar inerte.
‘Po do ushqehen
pulat. Ku ti çojnë. Po të vijnë ti pastrojnë urgjent. Unë jam rritur buzë
Erzenit. Pinim ujë aq i pastër. Tani e kanë shkatërruar. Erzeni i shkretë.
Gjynah si është ndotur. Vijnë i hedhin natën…’
Lumi Erzen është
kthyer në landfillin e inerteve dhe derdhja e tyre ndodh pa shqetësim edhe
gjatë ditës, ku dëshmitar ka qenë edhe peshkatari 65 vjeçar Eduardi.
‘Shiko si e kanë
nxirë ujin. Shqiptarët janë mbytur me mikrobe. I kam parë kur I kanë hedhur
inertet nga larg. ‘
Masakra mjedisore
vijon teksa ndëshkimet e policisë së shtetit dhe inspektoratit të mbrojtjes së
territorit mungojnë.
