Zjarr në Malin e Thatë, digjen 10 hektarë tokë
Zjarri ka
përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët në Malin e Thatë në Korçë.
Bëhet me dije se
zjarri ka rënë mbrëmjen e së premtes, ndërsa ka vijuar dhe këtë të shtunë.
Forca të shumta
zjarrfikëse dhe pyjorja e bashkisë Maliq janë angazhuar për shuarjen e zjarrit,
ndërsa 10 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët.
