Tregim: Maçoku Samson dhe peshku i trëndafiltë
Duke u ripunuar..
Autori: Kiana Lika
Lloji: Tregim
Nënlloji: Realizëm magjik
Tregim i rikonceptuar në katër faza: Kallupi Kasparov i përftuar nga përpjekja e parë, stili i mbështetur në një siluetë me linja të errëta në letër metaforikisht të ashpër, qepja e realizuar nga kthesa të befta brenda paragrafit dhe sfilata për të konkretizuar titullin e tregimit.
Titulli: Maçoku Samson
dhe peshku i trëndafiltë
Tashmë ka kaluar shumë
kohë që kur Eurazia mori tigrin dhe Pangea nuk egziston më.
E gjitha kjo të sjell
ndërmend si një mjegullnajë kujtimesh një orë mësimore ku shpjegohet ndarja e
kontinenteve me shpërndarjen e maceve të egra, madje njëra prej tyre iu ka ikur
nga sytë-këmbët të tjerave dhe tashmë ndodhet në një ishull larg Afrikës! Atë
nuk e tremb kaltërsia e errët oqeanike sepse ka pemën e saj të dashurisë. Ajo
është shtëpia e saj dhe e askujt tjetër.
Macja nuk është më mace
por diçka tjetër!
Zjarri i tokës që copëtoi
Pangea rrjedh urtë e butë midis pllakave të nëntokës pa mundur të shprehet me
gjuhën e ngrohtë të diamanteve buzë lumenjve.
Është ky zjarr që
xixëllon në sytë e kuqerreme të këtij rrëqebulli!
Ashtu si maçoku i
shtëpisë ndjen lëvizjet e krijesës në bark të nënës, po kështu ky rrëqebull
ndjek pishë më pishë zjarrin e tokës.
Atë e gjen të përhumbur
midis dy zjarreve.
Po të mbyllësh sytë dhe
të shtrëngosh fort dorën e djathtë, rrahjet e zemrës do të të tregojnë hartën
për ta gjetur sepse mund të shohësh Shqipërinë midis gishtave.
Me të njëjtën nxehtësi
mund të shohësh edhe muzgun e kësaj historie!
Kësaj here duhet t'i
shtrëngosh fort duart siç bëje dikur për të ikur nga turpet e vegjëlisë!
Nxehtësia e duarve do të të mbrojë nga rrezet e diellit!
Siç po thoja,
andej-këndej Ohrit bredh lirisht Rrëqebulli i këtij tregimi magjik pa e patur
të qartë nëse Ballkani është duke u shndërruar apo jo në kontinent!
Armëpushimi nuk bën pjesë
në fjalorin e tij.
Ky pehlivan iluzionist
ofron shfaqje për brejtësit azilkërkues teksa mban të kafshuar gjuhën për të
ruajtur ekuilibrin.
Gëzimi i tij është një
buzëqeshje e mbushur plot me hala peshku që zgjatet e stërgjatet përtej mustaqeve
dhe gati puthet me halat e pishës.
Azilkërkuesit duken si
dasmorë te vegjël që hedhin stika pishe për pyllin e ri.
Ky çamarrok nuk pi as
mushtin riosh e as verën e arrirë pasi zjarri i syve të tij do ndizej pa kthim
sikurse zjarri i njeriut ka shkatërruar sërish e sërish cdo gjë poshtë pishave
hijerënda.
Ky aktor misterioz kërkon
më shumë!
Ai ofron shfaqje
fantaspektakolare në shpatullat e pishave Noe.
Nuk dihet nëse aktori dhe
personazhi janë i njëjti person por le ta themi midis nesh se edhe një aktor
shëtitës ndihet hera-herës i mikpritur në shtëpinë e tij.
Ky rebel ngjyrë ulliri
hyn dhe del nga shtëpitë e drunjta të fshatrave të vogla e të mëdha duke ndezur
zemrat e duke ngrirë gjakrat!
Këtë rojtar pyjor do e
kishte zili edhe ai që e ngatërron me një rrugaç veshprerë.
Vaji cingërues në shpinën
ngjyrë ulliri e rrëfen më mirë historinë e kurtizanes së lartpërmendur sepse në
mos rrëqebulli, është vetë maçoku që kërkon luspartën e tij!
Brejtësit azilkërkues nuk
kanë qenë fort vetvetja kur në ngadhënjim mbi vdekjen kanë hedhur cdo stikë
pishe në tokën bukëvalë duke hapur kraharorin përpara muzgut të purpurt, filmi
i fundit ky që do katrorizohet në pishën Noe!
I pajisur me sy të
kuqerreme dhe dhëmbë të argjendta, ky kokëkrisur e dallon Belushkën e Ohrit
midis shoqeve pa e ngacmuar me pirun, doja të thoja pa e hequr buzëqeshjen nga
goja.
Ka raste kur ky rrëqebull
nuk e di as vetë se kush është! Po çfarë do ai nëpër pisha të cilat janë plot e
përplot me brejtës azilkërkues?! Çfarë tuhafi qenka ky që nuk e sheh se poshtë
gëzofit qelibar dhe faqeve topçe dhe rozë janë te vjetrit që bien dhe të rinjtë
që ngrihen për të adhuruar si herën e parë stika pishe?! Kaq i përkushtuar
është ai ndaj Belushkës që i përket familjes Salmo Orhidanus?!
Epo do bëjmë sikur kemi
sytë e tij të kuqerreme për të ndjerë sesi ky iluzionist luan me ne por edhe me
veten e tij.
E megjithatë me shfaqjen
që mblidhet si fizarmonikë, ne na duket me të vërtetë sikur luhet me një frymë
sepse stikat mbarojnë shpejt dhe me to shuhen edhe duartrokitjet!
Sytë e këtij maçoku janë
bërë korb të zeza!
Ai mbetet pa fjalë kur të
gjithë brejtësit lidhen duke krijuar një mi pak më të madh se maçoku! Ai mbetet
me të vërtetë pa fjalë sepse origjina e jetës mendohet se ishte një krijesë që
jetonte edhe në ujë dhe në tokë, prandaj ai kafshon gjuhën që t'i erren sytë
vetëtimthi vetëm e vetëm për t’i shpëtuar jetën mikes së tij..
Ky rebel që të keqen e
prek dhe të mirën e flet po dorëzohet duke e kthyer Belushkën në liqen pa e
kuptuar se miu i krijuar prej minjve ishte veçse një shpresë e humbur pasi ata
u hodhën pas stikave me kast për të fituar sërish në ajër ato që humbën në
shpatullat e Noe!
Ah sikur ta shikonte edhe
një herë miun e trupëzuar prej minjve! Edhe përfaqësuesi I turmës ka diçka për
të thënë! Janë disa gjendje që vijnë njëherësh dhe duan të kthehen në
zanafillë!
Ajo po kthehet në
trëndafil dhe ti në njeri! Zbrite përpara se të zgjohet pema! – ja për këto
fjalë të arta ia vlen të rifillosh nga e para!
Fjalët e arta të tregojnë
se ku është lusparta por ajo në sytë e maçokut Samson është e trëndafiltë edhe
pse ai përhumbet kur hyn maçok dhe del rrëqebull nëpër pisha e nëpër shtëpi!
Fund.
Kiana Lika dhe tregimi
magjik me ilustrime:
1 Mirësevini në Aquafaba
2 Kupidi dhe vëllezërit e
rigjetur
3 Hamleti, cub kumbulle
4 Maçoku Samson dhe
peshku i trëndafiltë
5 Gjuhithra në hithërore
6 Maçoku i hirtë
Achilleid
7 Të etërit dhe të bijtë
8 Bjondushi Wittekop në
fushat e livandos
9 Shtojzovalle në Egnatia
10 Felix dhe pallati biskotë
me çokollatë
11 Vejusha e bardhë dhe
ujku fantazmagorik
12 Kolibri dhe krimbi i
sythit
13 Dhelpëraku dhe brisku
shtetëror
14 Zoti Rubin dhe Zonja
Bruz
15 Zoti dhe Zonja
Paradisco
16 Bletërritësi Kapulet
17 Zogëza Medea
