Inerte në zemër të Krujës, hidhen në pyllin e shpallur zonë e mbrojtur
E gjitha rruga që duhet të bësh për të shkuar
në zemër të qytetit është e mbushur me pemë, por fatkeqësisht brenda këtij
pylli me pisha natyra është shkatërruar nga aktivitet ndërtimore, të cilat kanë
depozituar mbetjet të ngurta. Inertet nuk kanë poshtuar vetëm pyllin, ato
gjenden edhe buzë rrugëve kryesore.
Kamionët me inerte në Krujë nuk e fshehin
krimin e tyre mjedisore, në mesin e ditës inertet shkarkohen në çdo cep rruge.
Copa pllakash, tulla, blloqe betoni dhe pjesë tualeti janë në këtë pyll, I cili
që prej vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit është shpallur zonë e mbrojtur.
Venddepozitime e inerteve ndodhen vetëm 3
kilometra larg qendrës së qytetit. Sipas Planit Kombëtar të Menaxhimit të
Mbetjeve këto inerte duhet të depozitohen në një vend I cili përcaktohet nga
pushteti lokal, e më pas ministria e mjedisit vendës se ku do të bëhet
përpunimi I tyre. Kruja, historike e cila pret vizitorë nga e gjitha bota, prej
30 vitesh është e mbuluar nga copat e gurëve dhe pllakave të tualetit. Një
pamje e tillë flet për indiferencën e Bashkisë së Krujës dhe Ministrisë së
Mjedisit, e cila duhet të ndalojë katastrofën mjedisore duke marë masa
administrative me gjobë ndaj individëve që hedhin inerte.
Një nga direktivat e Bashkimit Evropian është
pastrimi I Shqipërisë nga këto mbetje, deri më tani edhe pse Top Channel ka
treguar venddepozitime e inerteve në të gjitha bashkitë e vendit, askush nuk
është gjobitur, për pasojë ata që hedhin dhe prodhojnë inerte vazhdojnë ndotjen
mjedisore pa u shqetësuar dhe ndëshkuar nga askush./ Top Channel
