Shirat e rrëmbyeshëm sjellin përmbytjet e para në Shkodër, qindra hektarë nën ujë
Zona e nën Shkodrës
ka shënuar përmbytjet e para si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë
përfshirë qarkun në 24 orët e fundit. Kështu, në fushën e Goricës janë rreth
200 ha tokë nën ujë për shkak të përroit kufitar me Malin e Zi, në të cilin nuk
ka pasur ndonjë ndërhyrje gjatë viteve të fundit.
Në lidhje me
situatën e krijuar ka folur edhe administratori i Njësisë Ana e Malit në
Bashkinë Shkodër, Arben Ceni.
Në një prononcim
për ‘Fax News’, Ceni shprehet se zona e Obotit ka problem vetëm me mire menaxhimin
e kaskadës së Drinit, teksa solli në vëmendje një tjetër problematikë, atë që
banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tyre për dy përmbytjet e fundit.
“Pas shirave të
fuqishëm dy ditët e fundit, gjendja e zonës duket normale, por përveç fshatit
Muriçan ku ka një përmbytje të rreth 200 hektarëve tokë dhe kjo si pasojë e
përroit ndërkufitar. Këtë problem e kemi ngritur dhe herë të tjera dhe nuk
është vënë dorë.
A është bërë
ndonjë ndërhyrje?
Pavarësisht se
Bashkia Shkodër ka bërë hapjen e kanaleve kulluese vitin që shkoi, këto prurje
të mëdha dhe përroi, kuotat e ujit rriten dita ditës dhe jemi afër një
përmbytje të madhe. Situata është e qartë, zona e Obotit është normal, mund të
kemi ndonjë problem vetëm me kaskadën e Drinit.
Gjithashtu Ceni u
bën thirrje autoriteteve “Sytë i kemi te kaskada, duhet menaxhuar mirë sepse përmbytja mund të bëhet akoma më e madhe nëse shteti
shqiptar nuk ndërhyn.
Po punojmë për
hapjen e një kanali kryesor, por banorët kanë ende frikë se dora e shtetit nuk
shihet. Ata akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve të para, presin
në mëshirë të fatit-përfundon Ceni./ Dosja.al
