Kalvari i çështjeve gjyqësore për ndërtimet e HEC-eve në Valbonë
Shoqata Toka
është e fokusuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e alpeve shqiptare dhe ka pasur në
fokus të veçantë çështjen e Valbonës, duke kundërshtuar dhe protestuar për
ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.
“Variantet e
përdorimit të procedurave dhe bashkëpunimeve okulte për të vazhduar masakrën
mbi Valbonë janë të patolerueshme. Boll i keni revoltuar Shqiptarët edhe me
rastin e Valbones”, shkruajnë në faqen e Facebook “Friends of Valbona”,
mbrojtësit e çështjes së Valbonës.
Kalvari gjyqësor
i rezistencës kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë
Në datën 31
korrik 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës vendosi të rrëzojë vendimin
e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për
ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Vendimi i
Gjykatës së Rrethit Tropojë që rrëzon vendimin e Gjykatës Administrative të
Apelit
Vendimi i
Gjykatës Administrative të Apelit parashikonte pezullimin e ndërtimeve dhe se
përmbaruesi shtetëror duhej të ekzekutonte masën e sigurisë. Por përmbaruesi
është përballur me vendimin e Gjykatës së Tropojës i cili pezullon vendimin që
ndalon punimet. Në këtë mënyrë Gjykata e Tropojës i ka dhënë të drejtën
kompanisë koncensionare “Dragobia Energy” të vijojë punimet të paktën deri në
31 janar 2019.
Vendimi i
Gjykatës Administrative të Apelit i cili pezullon ndërtimet në Valbonë
Në mungesë të
trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë për shkak të procesit të vetting-ut,
kompania koncesionare ju drejtua Gjykatës së Tropojës
Gjykata e
Tropojës i është referuar argumentave të kompanisë koncesionare për marrjen e
këtij vendimi, e cila pretendon se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit
është i pavlefshëm pasi i referohet pezullimit të lejes së KKT-së me nr.12,
datë 10.11.2017, me një afat prej 5 muajsh. Në datën 21 maj 2018, kjo leje ka
skaduar, ndërsa kompania koncesionare ka aplikuar 4 ditë përpara (17 maj) për
leje të re zhvillimore.
Në datë 26 korrik
2018, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është mbledhur për miratimin e 28
lejeve, por nuk ka miratuar lejen për kompaninë “Dragobia Energy”, kompaninë që
po ndërton HEC-et në Valbonë. Në argumentin e saj, drejtuar Gjykatës së Tropojës,
“Dragobia Energy”, thotë se ka një miratim në heshtje të lejes së KKT-së dhe se
punimet po kryhen në bazë të kontratës koncesionare të datës 23.04.2009. Por,
kontrata koncesionare nuk parashikon dhënien e asnjë leje, as atë të ndërtimit,
pasi vetëm pas lidhjes së kontratës, “Dragobia Energy” pajiset me të gjitha lejet, edhe atë të Këshillit
Kombëtar të Territorit.
Në vendimin e Gjykatës së Tropojës, gjykatësi Sami Ujkashi referohet vetëm argumentave të kompanisë koncesionare “Dragobia Energy”, duke anashkaluar kundër-argumentave të përmbaruesit. Gjithashtu palë në këtë proces gjyqësor duhej të ishin edhe pala paditëse që kundërshton ndërtimin e HEC-eve, Shoqata “Toka” dhe banorët e Dragobisë dhe as nuk janë informuar për vendimin e marrë.
Por, vetëm Gjykata
e Lartë mund të rrëzojë një vendim të marrë nga Gjykata Administrative e Apelit
të Tiranës sepse Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor
në Shqipëri dhe misioni i saj kryesor është rishikimi, me kërkesën e palëve, i
vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulta./ F.S
