Natyra


Ngordh breshka e ujit në Vlorë, dyshohet se gëlltiti plastikë në det

Një breshkë e llojit kareta-kareta është gjendur e ngordhur në plazhin e Vjetër të bregdetit të Vlorës.

Kjo breshkë mendohet të jetë rreth 50-vjeçare si moshë. Një nga specialistët e zonave të mbrojtura  së bashku me një specialist kroat, kanë marrë mostra dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur për shkak të konsumimit të plastikës.

Kjo nuk është hera e parë që breshka të tilla dalin të ngordhura në bregdetin tonë por dhe atë italian. Brenda dy viteve janë gjetur të tilla në bregdet rreth 30 breshka, kryesisht të llojit kareta-kareta. 15 prej tyre të ngordhura dhe të tjerat pas ekzaminimeve të kryera janë kthyer përsëri në habitatin e tyre në det./ Top Channel


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.