Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit dhe procedohen penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.
Kurbin
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e
krimeve mjedisore.
Gërryenin shtratin e lumit Mat, në mënyrë të paligjshme,
arrestohet në flagrancë pronari i ekskavatorit, procedohen penalisht 2
drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet.
Bllokohen ekskavatori që shërbente për të gërryer shtratin e
lumit dhe 2 kamionët.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen
e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në
informacionet të siguruara në rrugë operative për disa persona që gërryenin
shtratin e lumit Mat, duke marrë zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme,
kanë ushtruar kontrolle përgjatë shtratit të lumit.
Gjatë kontrollit, u kap dhe u arrestua në flagrancë për
veprat penale "Shpërdorimi i tokës", "Fshehja e të
ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", shtetasi A.
L., 42 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, me precedent të mëparshëm penal për
të njëjtat vepra penale, pasi u konstatua duke kryer gërmime me eskavator, për
të marrë materiale inerte në shtratin e lumit e Mat, në Fushë Milot, pa leje
nga organeve kompetente.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë
shtetasit A. Gj., 52 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, banues në Malbardhë, drejtues të
mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve, pa dokumentacionin
përkatës.
Ekskavatori dhe mjetet kamion u sekuestruan në cilësinë e
provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale "Shpërdorimi i
tokës", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave
dhe tatimeve".
Strukturat vendore të Policisë Lezhë janë të angazhuara
maksimalisht për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë vitit
2022, janë evidentuar 6 raste të krimit mjedisor (gërryerje e shtratit të lumit
në mënyrë të paligjshme), për të cilat janë arrestuar 4 shtetas dhe janë
proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për evidentimin dhe
penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit
Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të
pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme në pyje
dhe kullota.
