Aktiviteti njerëzor


Riaktivizohet zjarri në zonën e Peshtanit në Fier, digjet një sipërfaqe prej 2 hektarësh

Prej dy ditësh pylli me pisha në zonën e Peshtanit në Fier është përfshirë nga flakët.

I vendosur në kontroll në orët e vona të së hënës, zjarri është riaktivizuar këtë të martë, duke djegur një sipërfaqe prej më shumë se 2 hektarësh.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Fierit ka shmangur përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të gjerë, ndërkohë që për kryeplakun e fshatit Petrit Muçaj, zjarri është i qëllimshëm, ndërsa deri tani nuk ka një autor.

Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, duke djegur sipërfaqe me pisha e ullinj./ Balcan Web


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.