Uji


Banka Botërore miraton projektin për menaxhimin e mbetjeve në bregdetin shqiptar

Banka Botërore ka miratuar projektin “Mjedisi i pastër dhe i qëndrueshëm për dete blu” për Shqipërinë. Ky projekt, me vlerë prej 80 milion dollarësh amerikanë, do të trajtojë ndotjen në brezin bregdetar jugperëndimor të vendit. Ai synon zonën e mbetjeve nga jugu i Vlorës, në Gjirokastër, si edhe lumin Vjosa.

Ky investim do të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve të ngurta, nga grumbullimi në riciklim, duke reduktuar ndotjen e ujit në bashkitë e pellgut të lumit Vjosa. Vlerësohet se 138,800 banorë të bashkive Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj dhe Selenicë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga shërbime më të mira të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe kanalizimeve të ujërave.

Banka Botërore pohon se me një vëmendje të shtuar në ruajtjen e pasurive unike natyrore, trashëgimisë kulturore të zonës dhe potencialit turistik me vlerë të lartë, projekti synon të transformojë këtë rajon në një forcë lëvizëse për rritjen ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.