Kalendari Mjedisor


21 QERSHOR- DITA E LIQENIT TË OHRIT

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë.

Ai gjendet në një lartësi prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet.

Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat është peshku i llojit Salmo letnica, (Korani).

Liqeni së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.