16-22 Shtator 2021- JAVA EVROPIANE E LËVIZSHMËRISË
Çdo vit, që nga
viti 2002, Java Evropiane e Lëvizshmërisë organizohet nga 16 deri më 22 shtator
dhe i kushtohet transportit të qëndrueshëm.
Tema e Javës
Evropiane të lëvizjes është "Të sigurt dhe të shëndetshëm me transport të
qëndrueshëm".
Zgjedhja e temës
së këtij viti reflekton mbi mundësitë për ndryshim që rezultojnë nga kjo krizë pandemie.
Java Evropiane e
Lëvizshmërisë është fushata kryesore e Komisionit Evropian për rritjen e
ndërgjegjësimit mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane. Ai promovon ndryshimin
e sjelljes në favor të lëvizshmërisë aktive, transportit publik dhe zgjidhjeve
të tjera të pastra dhe inteligjente të transportit.
Kjo javë e
organizuar për herë të parë në vitin 2002 nga Komisionerja për mjedisin Margot Ëallstrӧm
synon çështjet e lëvizshmërisë si
dhe transportin urban duke ndikuar në
përmirësimin e cilësisë të jetës dhe shëndetit të njerëzve.
Ngjarja kryesore
zhvillohet nga 16-22 Shtator çdo vit, duke arritur kulmin në Ditën popullore pa
Makina. Autoritetet lokale inkurajohen të përdorin javën kryesore për të
provuar masat inovative të planifikimit, për të promovuar infrastrukturën dhe
teknologjitë e reja, për të matur cilësinë e ajrit dhe për të marrë reagime nga
publiku.
Kjo fushatë është
një mundësi për të paraqitur alternativa të qëndrueshme të lëvizshmërisë për
qytetarët dhe për të bërë të njohur sfidat me të cilat ndeshen qytetet për të
ndryshuar sjelljen e njerëzve drejt një strategjie më të qëndrueshme të
transportit.
Qytetet dhe
administratat urbane kanë dhënë përgjigje krijuese, elastike ndaj pandemisë.
Këtë vit, Java Evropiane e Lëvizjes feston qëndrueshmërinë e qyteteve dhe
arritjet e tyre, ndërsa kërkon të mbajë këtë vrull. Tendencat që filluan vitin
e kaluar, të tilla si rritja e transportit aktiv dhe përdorimi i transportit me
emetim të ulët ose zero, kërkojnë promovim të mëtejshëm.
Me më shumë
qytete që bashkohen çdo vit, dhe me apelin e saj të madh në media, fushata
njihet gjerësisht si një forcë shtytëse drejt lëvizshmërisë së qëndrueshme
urbane në Evropë dhe më gjerë.
Shkarkimet nga
automjetet dhe transporti urban kanë kontributin kryesor në ndotjen e
ajrit. Llojet e grimcave ndotëse, gazrat
toksike që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse për transportin përveç ndotjes
së ajrit urban shkaktojnë edhe efekte negative në shëndetin e njerëzve.
Të nderuar
qytetarë!
Përdorni sa më
pak automjetet private për të mundësuar lehtësim të trafikut urban si dhe
reduktimin e ndotjes së ajrit nga shkarkimet dhe pluhuri që shkaktojnë.
Mundësoni
lëvizshmërinë me “zero” ndotje nëpërmjet ecjes, përdorimit të biçikletave si dhe mjeteve të tjera
ekologjike të transportit për të
mbrojtur mjedisin ku jetoni.
