Kalendari Mjedisor


4 TETOR- DITA BOTËRORE E KAFSHËVE

Dita botërore e kafshëve festohet ç’do vit në datën 4 tetor. Fillimet e saj i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë, ku në një konventë të ekologëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si dita botërore e kafshëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.

4 tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Organizimi i Ditës Botërore të Kafshëve mobilizon lëvizjen për mirëqenien e kafshëve, duke e shndërruar atë në një forcë globale për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjitha kafshët.

Megjithatë, kjo ditë festohet tashmë në të gjithë botën, nga të gjithë adhuruesit e kafshëve, pa dallim feje, kombësie apo prejardhje. Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit dhe që ne duhet t'ua kthejmë në të njëjtën mënyrë.

Në këtë ditë kushdo që ka mundësinë dhe dëshirën të ndihmojë qendrat e birësimit të kafshëve, strehimoret e kafshëve të rrugëve, me ndihma materiale apo dhe duke dhuruar dhe diçka nga koha jonë dhe duke ndihmuar vullnetarisht me angazhime të ndryshme.

Përmes rritjes së vetëdijes dhe edukimit ne mund të krijojmë një botë ku kafshët të njihen si qenie të ndjeshme dhe ti kushtohet gjithmonë vëmendje mirëqenies së tyre.

T’i duam kafshët, këto qenie të pafajshme dhe të dashura me të gjithë ne.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.