Kalendari Mjedisor


7 TETOR- DITA E MBROJTJES SË DINARIDEVE

7 tetori është data kur shënohet Dita e Mbrojtjes së Dinarideve. Shënimi i kësaj ngjarje u vendos të mbahet me këtë datë në Asamblenë e Përgjithshme të Parqeve Dinaride, që u mbajt vitin e kaluar.

Qëllimi i shënimit të Ditës së Mbrojtjes së Dinarideve, është që përmes aktiviteteve të tërhiqet vëmendja për rendësin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të regjionit të Alpeve Dinaride, si dhe ndërthurja e burimeve natyrore dhe vlerave kulturore dhe historike të kësaj zone shumë të veçantë në Evropë.

Alpet Dinaride përfaqësojnë një nga vargmalet më të mëdha në Evropë, që lidhin tetë vende të Evropës Juglindore: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë.

Pjesë e rrjetit të Parqeve të Alpeve Dinaride janë edhe 3 parqe të nga Kosova: Parku Kombëtarë “Sharri”, Parku Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parku“Gërmia”.

Struktura e maleve në Alpet Dinaride është e tipit gëlqeror, me shumë mbetje të akullnajave në majat më të larta. Rezultati i kësaj është erozioni për shkak të veprimit të ujit dhe për këtë arsye ato dallohen nga gryka të shumta, kanione dhe shpella nëntokësore dhe me burime ujore.

Ky terren unik, i kombinuar me ndikime të klimave të ndryshme, me kalimin e kohës ka ndikuar në formimin e llojeve të ndryshme të vegjetacionit. Ekziston një biodiversitet i pasur me shumë lloje endemike dhe relikte, dhe për këtë qëllim, Alpet Dinaride konsiderohet si një "pikë e nxehtë" e biodiversitetit evropian dhe global.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.