26 JANAR - DITA NDËRKOMBËTARE E EDUKIMIT MJEDISOR
Kjo datë e ka origjinën në vitin 1972, me deklaratën e Kombeve të Bashkuara në Konferencën për Mjedisin Njerëzor, mbajtur në Stokholm, Suedi, në qershor 1972.
Deklarata thekson nevojën për kritere dhe parime të përbashkëta, për t’iu ofruar individëve kudo në botë, frymëzimin dhe udhëzimet e duhura për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
Kjo ditë ka si qëllim të edukojë brezat, duke përdorur natyrën si mjet edukues. Në këtë mënyrë, njerëzit do të mësohen ta përmirësojnë dhe ta duan mjedisin, jo thjesht të kenë informacion për të.
