Kalendari Mjedisor


31 TETOR - DITA BOTËRORE E QYTETEVE

Kjo ditë synon të nxisë interesin e komunitetit ndërkombëtar drejt fenomenit të urbanizimit global dhe të mbështesë bashkëpunimin ndërmjet vendeve në arritjen e mundësive dhe në adresimin e sfidave të urbanizimit. Dita Botërore e Qyteteve është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në takimin e mbajtur në dhjetor 2013-të.

Tema kryesore e kësaj dite është “Qytete më të mira, Jetë më e mirë” dhe çdo vit përzgjidhet një nëntemë e veçantë, për të promovuar suksesin e urbanizimit apo për të adresuar sfidat e veçanta që janë rrjedhojë e urbanizimit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.