5 MARS - DITA BOTËRORE E EFICIENCËS SË ENERGJISË
Kjo ditë është rezultat i konferencës së parë ndërkombëtare për eficiencën e energjisë, mbajtur në Austri, më 29 Shkurt 1996.
Nisma ka si qëllim të ndërgjegjësojë të gjithë njerëzit mbi nevojën për të zvogëluar konsumin e enegjisë përmes mënyrave të qëndrueshme dhe të arsyeshme të përdorimit të energjisë.
Shqipëria ka më shumë se 260 ditë me diell në vit, një mundësi shumë e mirë për të shfrytëzuar energjinë diellore si energji alternative.
Aktualisht, kjo energji shfrytëzohet deri në 4 % të nevojave vetiake, pra vetëm për të ngrohur ujin. Kolektorit diellor i mjafton gjysëm ore diell në ditë për të ngrohur.
