Kalendari Mjedisor


20 MARS - DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISË

Në vitin 2011-të, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë ku njihej lumturia si një “e drejtë thelbësore njerëzore” dhe bëri thirrje për “një qasje më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe të ekuilibruar drejt rritjes ekonomike që promovon lumturinë dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve.

Në vitin 2012-të u zhvillua konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara për Lumturinë, duke vendosur që Dita Ndërkombëtare e Lumturisë të festohej çdo vit në datën 20 Mars, si një mënyrë për të njohur rëndësinë e lumturisë në jetën e njerëzve në mbarë botën. Mjedisi i shëndetshëm ndikon ndjeshëm në lumturinë e njerëzve.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.