21 MARS - DITA NDËRKOMBËTARE E PYJEVE
Kjo ditë është shpalluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012-të, me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pyjeve tek njerëzit dhe rolin e tyre jetësor në zvogëlimin e varfërisë, në qëndrueshmërinë e mjedisit dhe në sigurinë e ushqimit.
Në vendin tonë, nga 84 lloje të pritshëm të gjitarëve, afro 60 prej tyre janë të lidhur me jetën e pyllit, e veçanërisht për 13 lloje gjitarësh, jeta e të cilëve është e lidhur tepër ngushtë me ekosistemin pyjor.
