Kalendari Mjedisor


22 PRILL - DITA BOTËRORE E TOKËS

Misioni i Ditës së Tokës është të mbështesë, të edukojë dhe të nxitë lëvizjen mjedisore në mbarë botën. Përkujtuar për herë të parë në 20 Prill 1970-të, kjo ditë mblodhi rreth 20 milionë amerikanë nga vende të ndryshme, duke shënuar zyrtarisht fillimin e një lëvizje moderne mjedisore mbarëbotërore.

Sot, rrjeti i Ditës së Tokës numëron më shumë se 50 mijë partnerë nga rreth 195 shtete, që punojnë së bashku për të ndërtuar demokracinë mjedisore. Më shumë se 1 miliard persona përfshihen çdo vit në aktivitetet e Ditës së Tokës, duke e shndërruar në veprimin më të gjerë qytetar në botë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.