10 MAJ - DITA KOMBËTARE E PELIKANIT
Data 10 maj është shpallur si Dita e Pelikanit, kjo me urdhër të Ministrit të Mjedisit, në vitin 2017. Kjo ditë është përzgjedhur me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri dhe do të përkujtohet çdo vit përmes aktiviteteve të ndryshme ndërgjegjësuese, edukuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë - Karavasta dhe në zona të tjera ligatinore të Shqipërisë.
