Kalendari Mjedisor


5 QERSHOR - DITA BOTËRORE E MJEDISIT

Kjo është dita më e rëndësishme ndër të gjitha ditët mjedisore, ku theksi vihet në nxitjen e ndërgjegjësimit dhe të veprimit në mbarë botën për të mbrojtur mjedisin tonë.

Dita Botërore e Mjedisit konsiderohet si “dita e njerëzve” për të ndërmarrë një veprim në mbrojtje të Tokës apo për të sjellë një ndryshim. Ky veprim mund të jetë në nivel vendor, kombëtar apo global; mund të jetë veprim individual apo dhe në grup të gjerë. Dita e parë Botërore e Mjedisit u festua në vitin 1974 dhe, përgjatë viteve, kjo ditë ka arritur të shndërrohet në një platformë të gjerë globale, duke u festuar gjerësisht në më shumë se 100 vende të botës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.