Kalendari Mjedisor


8 QERSHOR - DITA BOTËRORE E OQEANEVE

Kjo ditë festohet çdo vit për të nderuar, mbrojtur dhe ruajtur oqeanet në mbarë botën. Oqeanet na mundësojnë shumë burime dhe shërbime përfshirë oksigjenin, rregullimin e klimës, burime ushqimore, mjekësore etj.

Dita Botërore e Oqeaneve është festuar, jo zyrtarisht, që në vitin 1992, pas propozimit të bërë në Samitin e Tokës të atij vitit, nga Qendra Ndërkombëtare Kanadeze për Zhvillimin e Oqeaneve dhe Instituti i Oqeaneve në Kanada. Më pas, kjo ditë u njoh zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në vitin 2008-të.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.