Kalendari Mjedisor


31 KORRIK - DITA BOTËRORE E RANGERS

Kjo ditë përkujton dhe vlerëson punën e palodhur dhe rolin e rëndësishëm të rangers në mbarë botën, për mbrojtjen e vlerave të spikatura të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Për herë të parë kjo ditë është festuar në vitin 2007, duke qenë një rast unik për të mbështetur punën jetike të rangers, të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme mjedisore apo dhe kafshëve të egra, dhe rrezikojnë jetën e tyre duke u përballur me personat që zhvillojnë aktivitete të paligjshme, si prerja e drurëve, peshkimi apo gjuetia e paligjshme.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.