Kalendari Mjedisor


18 SHTATOR - DITA BOTËRORE E MONITORIMIT TË UJIT

Kjo ditë është vendosur në vitin 2003 nga Fondacioni Amerikan për Ujin e Pastër, si një program botëror edukimi, i cili synon ndërgjegjësimin e publikut dhe përfshirjen e tij në mbrojtjen e burimeve ujore në mbarë botë, duke iu mundësuar njerëzve monitorimin bazë të ujërave në komunitetet ku jetojnë.

Fillimisht, kjo ditë u zgjodh në muajin tetor, për të përkujtuar përvjetorin e Ligjit të SHBA për Ujë të Pastër, miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1972. Në vitin 2007-të kjo datë u zhvendos më 18 Shtator, për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe të disa vendeve të botës ku temperaturat ulen në 0°C gjatë tetorit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.