27 SHTATOR - DITA BOTËRORE E TURIZMIT
Kjo ditë ka si qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit në nivel ndërkombëtar mbi rëndësinë e turizmit dhe të vlerave të tij sociale, mjedisore, kulturore, politike dhe ekonomike. Dita Botërore e Turizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit, në shtator 1979-të. Kjo datë është zgjedhur në përkujtim të miratimit të statutit të OBT-së në 27 shtator 1970-të.
Koha kur përkujtohet kjo ditë përkon me fundin e sezonit turistik në Hemisferën Veriore dhe fillimin e tij në Hemisferën Jugore, pikërisht kur turizmi është në mendjet e miliona njerëzve në mbarë botën.
