Kalendari Mjedisor


E DIELA E FUNDIT E SHTATORIT - DITA BOTËRORE E LUMENJVE

Kjo ditë i kushtohet rrjedhave ujore në mbarë botën, duke nxjerrë në pah vlerat e shumta të lumenjve tanë, përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të nxitur një menaxhim më të mirë të lumenjve anembanë botës.

Kombet e Bashkuara ndërmorrën në vitin 2005 nismën “Dekada e Ujit për Jetën”, për të ndihmuar në një ndërgjegjësim më të madh mbi nevojën për t’u përkujdesur më mirë për burimet ujore. Në vazhdim të kësaj fushate, u caktua Dita Botërore e Lumenjve, e propozuar nga avokati i njohur në nivel botëror për lumenjtë, Mark Angelo.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.