Kalendari Mjedisor


E HËNA E PARË E TETORIT - DITA BOTËRORE E HABITATIT

Qëllimi i kësaj dite është reflektimi mbi gjendjen e qyteteve tona dhe mbi të drejtën themelore të njerëzimit për një strehë të përshtatshme. Gjithashtu, kjo ditë synon të kujtojë botën se të gjithë ne kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për të modeluar të ardhmen e habitatit tonë.

Dita Botërore e Habitatit është vendosur në vitin 1985, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe është festuar për herë të parë në vitin 1986.

Çdo vit, në këtë ditë përzgjidhet një temë e veçantë për ta trajtuar në përputhje me Axhendën e Habitatit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.