Kalendari Mjedisor


4 TETOR - DITA BOTËRORE E KAFSHËVE

Në këtë ditë synohet të rritet kujdesi ndaj kafshëve, me qëllim përmirësimin e standardeve të mirëqenies së tyre në mbarë botën.

Dita Botërore e Kafshëve synon të bashkojë të gjitha lëvizjet për mirëqenien e kafshëve në një lëvizje të vetme globale, për ta bërë botën një vend më të mirë për kafshët. Ideja fillestare për këtë ditë ishte e Heinrich Zimmermann, shkrimtar gjerman dhe botues i revistës “Njeriu dhe Qeni”. Ai e organizoi për herë të parë këtë ditë më 24 Mars 1925, në Berlin. Në vitin 1929 kjo ditë u zhvendos në 4 Tetor, dita e festës së Shën Francis të Assisit, shenjtor mbrojtës i kafshëve.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.