Kalendari Mjedisor


16 TETOR - DITA BOTËRORE E USHQIMIT

Në këtë ditë përkujtohet themelimi i Organizatës Botërore të Ushqimit në vitin 1945-të. Aktivitete të shumta organizohen në mbi 150 vende të botës, duke e bërë atë një nga ditët më të njohura të kalendarit të OKB-së. Kjo ditë promovon ndërgjegjësimin mbi nevojën për të mundësuar sigurinë ushqimore dhe dietën ushqimore për të gjithë dhe ndërmarrjen e veprimeve në mbarë botën për të zhdukur varfërinë dhe urinë.

Dita Botërore e Ushqimit është një mundësi për të treguar angazhimin tonë lidhur me Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 2 - për të patur “Zero uri” deri në vitin 2030-të.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.