Kalendari Mjedisor


11 DHJETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE

Kjo ditë është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve.

Dita Ndërkombëtare e Maleve ka fillesat e saj në 1992, kur u miratua kapitulli i 13 i Axhendës 21 “Menaxhimi i Sistemeve Delikate: Zhvillimi i Qëndrueshëm i Maleve” në Konferencën e OKBsë për Mjedisin dhe Zhvillimin. Pas suksesit që pati Viti Ndërkombëtar i Maleve në 2002-in, A sambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Maleve.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.