13 NËNTOR - DITA BOTËRORE E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT GJEOGRAFIK / GIS
Dita e parë zyrtare e GIS u zhvillua në vitin 1999. Presidenti dhe bashkëthemeluesi i Esri (kompania më e madhe që punon me GIS) Jack Dangermond ia atribuon ditën Ralph Nader, si personin që frymëzoi krijimin e Ditës së GIS. Nader e konsideroi Ditën e GIS si një iniciativë të mirë që njerëzit të mësojnë rreth gjeografisë dhe përdorimet e GIS.
Dita Botërore e GIS i jep mundësinë një forumi ndërkombëtar të përdoruesve të teknologjisë së informacionit gjeografik (GIS) për të demonstruar raste suksesi në botë që po bëjnë ndryshime në shoqërinë tonë.
Dita e GIS nuk është vetëm një ngjarje, por një lëvizje globale. Kjo ditë bashkon universitete, agjenci qeveritare, shkolla, organizata jofitimprurëse dhe profesionistë të GIS në një ditë, për të treguar se si përdoret ky sistem dhe njëkohësisht se si të zbulohen dhe eksplorohen përfitimet e GIS në një komunitet.
