Kalendari Mjedisor


15 QERSHOR- DITA BOTËRORE E ERËS

Dita Botërore e Erës’ është një ngjarje botërore që shënohet çdo vit, më 15 qershor, organizuar nga WindEurope dhe GWEC (Global Wind Energy Council).

Në këtë ditë shkëmbehen informacione të ndryshme rreth energjisë së erës, fuqisë së saj dhe mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën.

Shoqëritë kombëtare energjetike të erës dhe kompanitë e përfshira në prodhimin e energjisë së erës, organizojnë ngjarje në shumë vende të botës. ‘Dita Botërore e Erës’, është dita kur mund të vizitoni fermat e erës, të takoni ekspertë, të ndiqni aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë dhe të zbuloni gjithçka që doni të dini për energjinë e erës.

Kjo ditë, shënon një veprim koordinuar midis Këshillit Global të Energjisë (GWEC), WindEurope dhe shoqatave kombëtare, për t’i prezantuar publikut të gjerë energjinë e erës përmes një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe informuese.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.