Kalendari Mjedisor


17 QERSHOR- DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR DEGRADIMIT DHE THATËSIRËS SË TOKËS

Kjo ditë është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1994, duke përkujtuar kështu datën e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Shkretëtirëzimit, si e vetmja marrëveshje ndërkombëtare e detyrueshme ligjore që lidh mjedisin dhe zhvillimin me menaxhimin e qëndrueshëm të tokës.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i publikut mbi degradimin e tokës dhe tërheqja e vëmendjes në zbatimin e Konventës, për të luftuar shkretëtirëzimin dhe efektet e thatësirës. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën në vitin 2000.

Aktivitetet e kësaj ditë lidhen kryesisht me dokumentarë, mesazhe informuese nga të gjitha mediat audiovizive: në tv, radio, gazeta dhe rrjete sociale, për të shmangur ose ndaluar degradimin e tokës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.