Lajme nga bota


Zjarret në Ukrainë shumë afër impiantit bërthamor të Çernobil-it

Zjarrfikësit në Ukrainë kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që rrezikonin impiantin bërthamor të Çernobilit.

Një zjarr masiv që avancoi prej një jave në pyjet e Ukrainës është arritur të shuhet para se t'i afrohej rrezikshëm impiantit bërthamor të Çernobilit.

Qindra forca në terren, avionë dhe helikopterë zjarrfikës luftuan me vatrat e zjarrit që prej datës 3 prill, ndërsa organizatat mjedisore deklaruan se zjarri ishte vetëm 1 kilometër larg godinës historike.

Ekziston frika se flakët që shkrumbuan mbi 40 mijë hektarë pyje larg impiantit bërthamor kanë përhapur tymra radioaktivë në zonat përreth.

"Bërthamat radioaktive kanë mbetur në pyje, që do të thotë se ato janë akoma të ndotur dhe se gjatë zjarrit, këto bërthama së bashku me tymin e zjarrit mund të përcillen me erën, përfshirë grimcat jashtëzakonisht radioaktive të ceziumit," paralajmëroi përfaqësuesi i organizatës mjedisore joqeveritare, "Greenpeace".

Autoritetet ukrainase njoftuan se nivelet e rrezatimit u rritën momentalisht në zonën e kryeqytetit, në Kiev, por vlerat janë normale dhe nuk kërkojnë masa shtesë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka premtuar transparencë rreth situatës.

Raportohet se zjarri në qytezën e Çernobilit u ndez qëllimisht në fillimin e prillit nga një banor 27-vjeçar.

Që prej katastrofës së tri dekadave e gjysmë më parë, njerëzit nuk lejohet të jetojnë në një rreze 30 kilometra nga impianti bërthamor.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.