Lajme nga bota


34 vjet nga shpërthimi i Çernobilit, OKB apel për të mos harruar

Kishte kaluar mëngjesi i 26 prillit të 1986 kur shpërthimi i reaktorit numër katër në termocentralin Cernobil në Ukrainë shkaktoi katastrofën më të madhe bërthamore në histori.

”34 vjet nga ajo ditë pasojat e asaj katastrofe, e cila lëshoi një fuqi të barabartë me 500 bomba atomike si të Hiroshimë s, na kujtojnë burra, gra dhe fëmijë të prekur nga ndotja që nuk do të harrohen”, deklaroi OKB.

Reja toksike shkaktoi vdekjen e 31 personave dhe evakuimin e 400 000 personave nga zona, por e gjithë bota ishte e tmerruar. Dhe me kalimin e viteve, gjëma ka shkaktuar mijëra sëmundje kancerogjene që përfshijnë rreth 8.4 milion persona në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi.

Shkaqet e aksidentit, të cilat Bashkimi Sovjetik u përpoq t’i mbulonte, janë për shkak të gabimeve teknike, menaxhimit të dobët, problemeve që lidheshin me strukturën dhe instalimin.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.