Lajme nga bota


Matja e ndotjes së ajrit nëpërmjet satelitëve - Instrumenti MAPS

Secili prej nesh ndeshet çdo ditë me ndotjen e ajrit, sepse pasojat që shkaktohen prekin fusha të ndryshme të jetës sonë. Në mënyrë që të marrim masa për zvogëlimin e sasisë së gazrave serrë ne na duhet të masim sasinë e këyre gazeve të dëmshme në atmosferë. Kohët e fundit, me zhvillimin e teknologjive të ndryshme është mundësuar matja e përqendrimit të monoksidit të karbonit, metanit, dioksidit të karbonit, etj në atmosferë nëpërmjet instrumentit MAPS. Ky instrument dhe satelitë të tjerë u japin shkencëtarëve bazën e të dhënave të vetme globale të niveleve të monoksidit të karbonit atmosferik. Për më tepër, matjet e MAPS ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë sa larg transportohen ndotësit nga zonat e tyre burimore. 

Sasia e monoksidit të karbonit në nivel botëror është rritur ndjeshëm për shkak të aktiviteteve të ndryshme të njerëzve. Në fotot e mëposhtme paraqitet përqëndrimi i gazrave serrë në botë të cilat janë matur nga satelitë dhe instrumenti MAPS. 

Instrumenti MAPS bazohet në një teknikë të quajtur radiometri i filtrit të gazit. Ai përcakton raportin e përzierjes së monoksidit të karbonit(CO) në atmosferë duke krahasuar nxehtësinë të matur nga atmosfera me nxehtësinë të një sasie të njohur të monoksidit të karbonit të mbartur brenda instrumentit. Nxehtësia, ose energjia termike lëshohet nga sipërfaqja e Tokës dhe kalon lart përmes atmosferës. Teksa energjia termike kalon nëpër atmosferë, ajo absorbohet nga monoksidi i karbonit atmosferik dhe ritransmetohet si nxehtwsi. Kështu pra, ky instrument arrin tw masw pikwrisht nxehtwsinw qw çlirohet nw atmosferw si rezultat i monoksidit tw karbonit.

Energjia termike nga atmosfera futet në instrumentin MAPS dhe ndahet në tre rreze. Njëra rreze kalohet përmes një qelize gazi që përmban CO dhe më pas bie mbi një detektor elektronik i cili mat sasinë e energjisë termike në rrezen e filtruar. Rrezja e dytë bie direkt në një detektor të dytë elektronik pa kaluar asnjë filtër gazi. Dallimi në sasinë e tensionit midis detektorit të parë dhe të dytë përdoret për të përcaktuar sasinë e CO të pranishëm në atmosferë.

Rrezja e tretë e energjisë termike kalon nëpër një qelizë të gazit që përmban oksid azoti, pastaj bie mbi një detektor të tretë. Kjo rreze e tretë përdoret për të përcaktuar sasinë e oksidit të azotit në atmosferë. 

Sateliti Sentinel-5P siguron çdo ditë matje globale të ozonit, dioksidit të azotit, monoksidit të karbonit, aerosoleve dhe retw. Agjensitë mjedisore dhe shkencëtarët mbështeten në këto të dhëna për të kuptuar dhe adresuar më mirë sfidat globale të ndotjes së ajrit dhe ndryshimit të klimës. Këto informacione nuk përdoren vetëm për hulumtimin e klimës por edhe për të parashikuar aktivitetin e vullkaneve duke rritur kështu sigurinë e transportit ajror. Sateliti Sentinel 5P regjistroi shpërthimin e vullkanit Sierra Negra në Ishujt Galapagos. Ai gjithashtu është në gjendje të zbulojë përqendrime jashtëzakonisht të larta të dioksidit të squfurit të shkarkuara nga vullkanet dhe të përcaktojë saktësisht përhapjen e reve të gazit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.